Sport Ndërkombëtar

Mourinho përsëri pas Xhakës

Granit Xhaka

Skuadra italiane, Roma po kërkon të arrijë marrëveshje me mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhakën.

Gjatë verës së kaluar Roma bëri disa oferta për reprezentuesin  e Zvicrës, por të gjitha u refuzuan nga Arsenali.

Ai kishte arritur marrëveshje me Romën, por “The Gunners” s’e lejuan të kalonte në kryeqytetin italian.

Por, sipas Daily Mail, Mourinho nuk ka hequr dorë nga mesfushori kosovar dhe shpreson se këtë verë ai do të mund ta transferoj mesfushorin.

Xhaka te Arsenali është njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadër.

Për ta shitur kartonin e 27-vjeçarit skuadra e Mikel Artetas kërkon së paku 20 milionë euro.

Këtë stinorin Xhaka ka luajtur në 13-të ndeshje këtë stinor, 10-të në Premier League dhe tri në Carabao Cup.

Reprezentuesi i Zvicrës këtë stinor ka vetëm një asistim.

Xhaka iu bashkua Arsenalit në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbach.

Që nga viti 2016, ai ka bërë 233 paraqitje me skuadrën nga Premier League, ku ka arritur të shënoj 13 gola dhe të jap 21 asistime./Shqip.com