Sport Ndërkombëtar

Mourinho ironizon Chelsea për blerjen sulmuesit ukrainas për 110 milionë euro   

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka bërë disa kritika ironike skuadrës pas transferimit të bujshëm të Mykhaylo Mudryk nga Shakhtar Donetsk këtë muaj.

Chelsea parakaloi rivalët e Arsenal për të nënshkruar me sulmuesin, duke arritur shpejt marrëveshjen me klubin ukrainas. Arsenal besohet se kishte bërë disa oferta të refuzuara për 21 vjeçarin derisa Chelsea të avanconte me ofertën më të mirë.

Mudryk ka pasur një pjesë të parë të admirueshme të sezonit me Shahtar duke shënuar 11 gola në 19 ndeshje, tre prej të cilave në Kupën e Kampionëve.

Mourinho iu referua transferimit në një konferencë të dielën ku skuadra e tij Roma fitoi 2-0 ndaj Fiorentinës në Serie A.

“Nuk pres që të vijnë lojtarë të rinj,” tha Mourinho në lidhje me merkaton, sipas La Gazzetta dello Sport. “Kam folur me drejtorin Tiago Pinto dhe e dimë në çfarë pikash duhet të punojmë, nuk është zgjidhje një blerje si ajo e Mudryk për €100milionë!”, vlerësoi Jose Mourinho.

/Shqip.com