Sport Shqiptar

Mourinho i thur elozhe Marash Kumbullës

Marash Kumbulla dhe Mourinho

Me ardhjen e Jose Mourinhos në krye të Romës, Marash Kumbulla nuk kaloi edhe shumë momente të mira te kjo skuadër.

Por, tashmë duket që e ka fituar përsëri besimin e trajnerit portugez.

“The Special One” e inkuadroi qendërmbrojtësin shqiptar për 90 minuta – në fitoren 1-0 kundër Calgiarit, teksa nuk i kurse lavadatat për paraqitjen e shtatëgjatit.

“Kumbulla ishte më i miri në fushë. Ai ka bërë një ndeshje fantastike dhe është një kënaqësi e madhe sepse në një moment të sezonit ka pasur vështirësi.

Kam qenë negativ në reagime, por ai ka qenë gjithmonë i përulur dhe është rritur. Në mbrojtjen me tre lojtarë ai ndihet më i qetë dhe luajti mirë, sikurse edhe Mancini”, u shpreh Mourinho.

Kumbulla: "Sogno di diventare un pilastro della Roma e aiutarla a vincere  qualcosa"
Marash Kumbulla

Qendërmbrojtësi shqiptar është paraqitur vetëm tetë herë në këtë kampionat të Series A.

Madje, ishte raportuar se mund të ndërrojë ambient në afatin kalimtar të janarit, por duket që diçka e tillë nuk do të ndodhë.

21 vjeçari konsiderohet si një futbollist me potencial të madh – teksa është një nga shtyllat kryesore të kombëtares shqiptare.

Vlera e tij në tregun e transferimeve, sipas “transermarket” është 18-të milionë euro. /Shqip.com