Mourinho, a do të qëndrojë te Roma?
Publikuar:
(31.03.2023 22:44:54)

Jose Mourinho raportohet se dëshiron të qëndrojë te Roma edhe për sezonin e ardhshëm.
Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri portugez e ka informuar tashmë klubin se dëshiron që ta respektojë kontratën e tij.
Mourinho me Romën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.
Për “Special One” interesim së fundmi shprehu Paris Saint-Germaini. Madje, u raportua se klubi ka nisur bisedimet për të bindur që të nënshkruajë me parisienët.
Mes spekulimeve për të ardhmen, 60-vjeçari lidhet edhe me një rikthim te Real Madridi.
Jose Mourinhos besohet se iu ofrua edhe puna e trajnerit te Kombëtarja e Portugalisë, por që u refuzua nga ai.
/Shqip.com