Motra e Granitit të “Big Brother Vip” flet për marrëdhënien e tij me Fifin
Menjëherë pasi hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Granit Cana tërhoqi vëmendjen e publikut për shkak të fizikut të tij.
Ai tashmë është duke u përfolur më tepër pas afrimitetit me këngëtaren e njohur, Fifi, ku dyshja shihen çdo herë e më të afërt.
Së fundi në një lidhje me skype në “Ftesë në 5” moderatorja, Genta Cana, e cila është motra e Granitit ka thënë së e sheh si seriozë marrëdhënien e tyre.
“E kemi parë që po i shpalos disa ndjenja. Unë si kunatë i them Fifit ‘Mirë se erdhe në shtëpinë tonë’”, ka deklaruar ajo.
Ajo më tej ka thënë së vëllai i saj është shumë më gazmorë në jetën e përditshme dhe aty po duket pak i ngurtë.
“Po më vjen keq që Graniti më duket pak i ngurtë aty, sepse në jetën reale bën shumë humor”, u shpreh ajo.
Fifi dhe Graniti mbrëmë janë ftuar në dhomën e rrëfimit për të folur për raportin mes tyre.
Graniti ka treguar se gjatë kësaj jave ka pasur raste që është ndjerë keq, e Fifi ka qenë ajo që ia ka hequr mërzinë.
“Në një moment harrova që ndoshta, edhe po lind diçka”, tha Graniti./SHQIP.com