Lajme

Motra e Dan Hutrës kërkon mbrojtje nga policia nga frika për ndonjë hakmarrje të mundshme

Dan Hutra dyshohet së është autori i vrasjes së tri grave dhe plagosjen e tri të tjerave në Tiranë.

Madje, Hutra kishte pranuar fajësinë para autoriteteve, por motra e tij dhe nipi kërkon mbrojtje policore nga frika e hakmarrjes.

Sipas motrës dhe nipit të Hutrës, kjo për faktin se familjarë të Etleva Kurtit, që u vra nga 40-vjeçari Hutra, thanë për mediat se do të hakmerreshin, raporton Abc News.al

Burime nga Policia sqaruan se që prej së premtes në zonën e Saukut, pranë banesës ku jeton motra e Hutrës janë shtuar kontrollet dhe patrullat e Policisë.

Po ashtu nipi dhe motra e 40-vjecarit kanë deklaruara në Polici se prej vitesh nuk komunikojmë me Hutrën dhe nuk asnjë marrëdhënie apo kontakt me të.

/Shqip.com