Teknologji

Motorola përgatit telefonin e ri të palosshëm

Motorola Razr 2023 / Foto: Tech Radar
Motorola Razr 2023 / Foto: Tech Radar

Motorola ka njoftuar se së shpejti do të vij me modelin e ri të telefonit të palosshëm.

Telefoni i ri që pritet të quhet Moto Razr 2023 do të ketë shpejtësi të rifreskimit me 144Hz, një hap para nga niveli aktual i rifreskimit prej 120Hz në telefonat aktual të palosshëm.

Ekran ka të ngjarë të jetë me madhësi prej 6.7 inç 1080p, gjeneratën e parë të Snapdragon 8 Plus, megjithëse ka mundësi që të shkojë edhe me gjeneratën e dytë të Snapdragon 8.

Sa i përket baterisë, ajo ose do të jetë rreth 3,500 mAh e modelit të tanishëm ose një bateri më të vogël prej 2,850 mAh .

Bateria më e vogël mund të jetë një domosdoshmëri për të përshtatur një ekran më të madh, megjithëse një version me një ekran më të vogël është gjithashtu në shqyrtim.

Emri se si do të quhet telefoni i ri është i paqartë.

Motorola ka mundësi të vendos emrin Razr+ ose të zgjedhë një emër Pro ose Ultra.

/Shqip.com