Lajme

Moti sot në Kosovë

Ilustrim.

Mëngjesi i së premtes do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Përmes njoftimit, IHK ka bërë të ditur se gjatë ditës temperaturat minimale do të lëvizin mes -8 deri -4 gradë Celsius.

Ndërkaq, maksimalet gjatë së premtes pritet të lëvizin mes 2 deri 3 gradë Celsius dhe do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

“Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike. Kjo situatë barike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë. Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim./SHQIP.com