Lajme

Moti sot dhe nesër me reshje shiu e rënie temperaturash

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit të IHM-së  vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Të premten do të ketë më pak riga, derisa dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje, duke e përfshirë tërë territorin e vendit.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes./SHQIP.com