Moti për të dielën në Kosovë

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit, shi me intensitet mesatar deri të lartë pritet të jetë në Gjakovë, Junik dhe zonat përreth këtyre dy vendeve.
Tutje, IHK ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin mes 3 deri 4 gradë Celsius.
Ndërkaq, temperaturat maksimale të ditës parashihet të lëvizin mes 8 deri 9 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Shi me intensitet mesatar deri të lartë pritet në Gjakovë, Junik dhe zonat për rreth këtyre dy vendeve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së./SHQIP.com