Lajme

Moti për të dielën në Kosovë

Ilustrim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, IHK bëri të ditur se në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, teksa në shumë vende do të ketë mjegull.

Moti të dielën në Kosovë.

Kurse, temperaturat minimale do të lëvizin mes -6 deri -5 gradë Celsius, dhe ato maksimale parashihet të arrijnë mes 5 deri 7 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Institutit./SHQIP.com