Lajme

Moti për sot pritet të jetë më i ftohtë, temperaturat deri në -9 gradë

Ilustrim.

Të enjten parashihet të jetë mot më i ftohtë dhe me disa kthjellime të pjesshme, përcjell Shqip.com.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës temperaturat minimale do të lëvizin mes -9 deri -8 gradë Celsius.

Kurse, temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin mes -3 deri -2 gradë Celsius.

Ndërkaq, në viset malore temperaturat do të jenë afër 2 deri 4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s./SHQIP.com