Moti për sot
Publikuar:
(10.07.2021 08:47:32)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën dhe të dielën do të ketë vranësia që mund të shoqërohen me riga shiu dhe me shkarkime rrufesh.
Të shtunën moti mbetet kryesisht i nxehtë paradite me intervale me diell. Ditën kryesisht me vranësira, e nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
“Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive, me mundësi edhe për breshër nëpër lokalitete”, thuhet në njoftim.
Temperaturat do të sillen nga 17 deri në 32 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes./Shqip.com