Lajme

Moti për pesë ditët e ardhshme, pritet vranësira dhe reshje shiu

Ilustrim

Për pesë ditët e ardhshme në vendin tonë pritet të ketë vranësira dhe reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga dita e enjte parashihen rritje të temperaturave në dy vlerat ekstreme.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-19 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

IHMK-së ka bërë të ditur se do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë!/Shqip.com