Lajme

Moti për ditët e para të korrikut – temperaturat e larta

Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se muaji korrik do të karakterizohet më temperatura të larta.

Gjatë ditës së premte dhe të shtunë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 e 17 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 30 e 34 gradë.

“Fillimi i muajit korrik do të karakterizohet me mot pothuaj të ngjashëm me ditët e fundit të qershorit. Kjo situatë vjen si pasojë e temperaturave të larta dhe formimin e vranësirave konvektive në stadet e ulëta dhe të mesme të troposferës”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja theksoi se indeksi UV do të vazhdojë të mbetet i lartë, me ç’rast apeloi që të respektohen këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të IHMK-së për mosqëndrim në hapësira të hapura gjatë periudhës 10:00 – 17:00./SHQIP.com