Lajme

Moti për ditën e shtune në Kosovë

Ilustrim.

Gjatë ditës së shtune do të mbajë mot me diell dhe i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se vranësirat më të theksuara parashihen në relievin malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

IHMK-së ka bërë të ditur se situata biometeorologjike dhe ajo agrometeorologjike paraqitet e mirë, pasi që është vërejtur një aktivitet pothuaj dinamik i elementeve dhe dukurive meteorologjike në troposferë./Shqip.com