Lajme

Moti për ditën e parë të 2022-ës në Kosovë

Moti në Kosovë.

Të shtunën, më 1 janar pritet që të mbajë mot kryesisht i butë dhe me kthjellime, përcjell Shqip.com.

Sipas Prishtina Weather, në mëngjes do të ketë mjegullë, kurse pasdite do të ketë mundësi për riga lokale shiu. 

“1.01.2022 – Kryesisht me kthjellime dhe butë. Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.   

Pasdite vonë dhe në mbrëmje vranësira kalimtare, përreth viseve malore me mundësi për riga lokale shiu”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com