Lajme

Moti në Kosovë

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën pritet të mbajë mot me diell, por temperaturat nuk do të jenë gjithaq të larta.

Ndërsa, gjatë kësaj javë do të jetë mot stabil me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale zbresin në 10C e 11C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 23C e 25C, e ditën e premte rriten edhe deri në 31C.

Erërat veriore mbeten dominante gjatë kësaj periudhe dhe fryjnë lehtë dhe mesatarisht 4-9m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje mbi vlera normale, e më pas në rënie të lehtë./SHQIP.com