Lajme

Moti me vranësira dhe me kushte për reshje shiu

Moti

Sot gjatë ditës së mërkure, parashihet që të mbajë një mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu.

Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës moti do të jetë i ngjashëm me ditën e djeshme.

“Të mërkurën ,mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Një mot afërsisht i ngjashëm me ditën e martë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ndërsa, për ditën e enjte parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, ndërsa sa i përket vlerave të temperaturave , ato mbesin pothuaj konstante me ditët tjera.

Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit ,temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

/Shqip.com