Lajme

Moti me vranësira dhe intervale me diell

Ilustrim
Ilustrim

Sot gjatë ditës së diele, parashihet që të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me vranësira.

Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë kësaj dite parashihet që të ketë edhe intervale me diell.

“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit parashihet mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes.

/Shqip.com