Lajme

Moti kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara

Moti në Kosovë

Sot gjatë ditës së martë është parashikuar që të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Duke u bazuar në të dhënat e Prishtina Weather, thuhet se dita e martë parashikohet më shumë diell.

Kurse, ndryshimet pritet të jenë në ditën e nesërme në të cilën parashikohet që viset malore të karakterizohen me shi ose edhe me bubullima.

“Ditën e mërkurë orëve të pasdites përreth viseve malore ekzistojnë kushte për zhvillim të ndonjë rrebeshi të shkurtër me bubullima”, thuhet në njoftimin e PW.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 12C deri 15C, e maksimalet nga 24C e 25 si dhe do të shënojnë rritje gjatë javës.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s./Shqip.com