Moti kryesisht i vranët sot në Kosovë
Publikuar:
(23.09.2021 08:28:56)

Mot kryesisht i vranët pritet të mbajë gjatë së enjtes në Kosovë, ndërsa temperaturat në ditët e para të vjeshtës kanë shënuar ulje.
Temperaturat minimale të enjten do të sillen nga 7 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet mes 17-19 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 metra në sekondë./SHQIP.com