Lajme

Moti i lig në vend, Mehaj: Nuk është e nevojshme ndërhyrja e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se nuk është e nevojshme ndërhyrja e FSK-së pas reshjeve të sotme të shiut në vend dhe motit të lig.

Ai, përmes një postimi në Facebook tha se pas informacioneve që në Rahovec e Prishtinë mund të jetë rënduar gjendja nga vërshimet, ka telefonuar kryetarin Smajl Latifi e Përparim Rama.

“Fatmirësisht gjendja është e qetë dhe nuk ka vërshime të mëdha rrjedhimisht ndërhyrja jonë nuk është e nevojshme sipas kryetarëve të dy komunave”, tha Mehaj.

Tutje, Mehaj tha se vërshimet kohët e fundit janë bërë të shpeshta dhe gatishmëria e FSK-së është gjithnjë në nivel.

/Shqip.com