Lajme

Moti i keq shtyn me orë udhëtimet drejt Barit

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se nisja nga porti do të bëhet disa orë me vonesë. Kjo situatë është krijuar për shkak të kushteve të vështira të motit.

“Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to”, thuhet ne njoftim.

Meterologët kanë parashikuar reshje intensive që nisin gjatë natës së të shtunës dhe vijojnë të dielën.

/Shqip.com