Lajme

Moti i keq përfshin edhe jugun e Shqipërisë, erërat e forta godasin Ksamilin

Moti në Ksamil/Ilustrim

Moti i keq shoqëruar me shi dhe stuhi ere ka bërë që të boshatisen plazhet në bregdetin shqiptare.

Vendet që janë përfshirë në këtë stuhi janë plazhet e Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe në Jugu i vendit, kryesisht Ksamili.

Sipas mediave në Shqipëri shiu dhe vranësirat kanë nisur që në orët e para të ditës.

Pamjet tregojnë erëra të forta dhe pushues të cilët largohen me shpejtësi nga plazhi.

Më herët në një video të publikuar nga Meteo Balkan, shihen se si pushuesit largohen nga plazhi i Durrësit për shkak të erërave të forta./SHQIP.com