Lajme Botë

Moti i keq në Spanjë, raportohet për një viktimë dhe dy të zhdukur

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën pjesën më të madhe të Spanjës, thanë sot autoritetet.

Personi që humbi jetën jetonte në komunën e Casarubios del Monte, pranë Toledos (Spanjë qendrore), njoftoi presidenti i rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano García-Paje, duke folur për stacionin radiofonik Onda Cero. “Kemi pasur një ditë dhe natë shumë të vështirë,” tha García-Paje pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes, shkruan Protothema.

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën pjesën më të madhe të Spanjës, thanë sot autoritetet.

Vdekja u regjistrua në komunën e Casarubios del Monte, pranë Toledos (Spanjë qendrore), njoftoi presidenti i rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano García-Paje, duke folur për stacionin radiofonik Onda Cero. “Kemi pasur një ditë dhe natë shumë të vështirë”, tha García-Paje pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes. Në komunitetin e Aldea de Fresno, në rajonin e Madridit, po ashtu rezultojnë të zhdukur babë e bir, makina e të cilëve u rrëmbye nga rrjedha e ujit.

/Shqip.com