Lajme

Moti do të përmirësohet nga java e ardhshme

Ilustrim
Ilustrim

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ka njoftuar se do të ketë stabilizim të motit nga java e ardhshme.

Sipas njoftimit, do të ketë prezencë dominuese të diellit dhe se temperaturat maksimale do të sillen mes 18-24 gradë celsius.

“Pas motit të ndryshueshëm ditëve të kaluara, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe bore e sqote në zonat e larta, si dhe me temperatura relativisht të ulëta për periudhën, nga e diela dhe java në vijim pritet stabilizim gradual i motit me kthjellime dhe prezencë dominuese të diellit dhe temperatura maksimale që do të sillen në mes 18°C – 24°C, e minimale në mes 04°C – 11°C. Era do të jetë kryesisht e lehtë drejtimesh të ndryshme e dominuar nga jugu, me rritje në intensitet gjatë orëve të pasdites. Mundësitë për rrebeshe të lehta shiu të izoluara në zona do të jenë prezentë”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com