Lajme

Mot me vranësira dhe reshje shiu, nga dita e mërkurë me diell

Ilustrim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se sotme parashihen vranësira dhe reshje locale, duke përfshirë disa zona.

Kurse, nga dita e mërkurë moti do fillojë të përmirësohet duke qenë më i qëndrueshem si dhe duke krijuar stabilitet në troposferë deri në vikend.

“Temperaturat do të mbesin konstante me javën e kalua. Minimalet parashihet të levizin ndërmjet 10-15 gradë Celcius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të levizin 24-32 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Moti nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Do të fryej erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugpërendimit me shpejtësi 1-8/s.

Sasitë e reshjeve për muajin maj shkuan deri në 66mm në perëndim si dhe 13 mm në lindje ku në disa vende si Ferizaj dhe Malisheva pati reshje breshëri./Shqip.com