Mot me shi sot në Kosovë

Të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vende-vende parashihet të ketë edhe reshje të intensitetit të dobët
Shkak i ngricave, Instituti Hidrometeorologjik ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri në -3 gradë Celsius, kurse maksimalet 5-6 gradë.
“Dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët”.
“Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes./SHQIP.com