Lajme

Mot me diell, temperaturat deri në 29 gradë

Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell.

IHLK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Gjatë gjithë javës duhet të kemi kujdes që në orët e pikut nga ora 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyra dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike( tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj).

/Shqip.com