Lajme

Mot me diell sot në Kosovë, pritet edhe shi

Ilustrim

Mot me intervale me diell pritet të mbajë në orët e para të së enjtes në Kosovë.

Ndërkohë, siç njofton Instituti Hidrometeorologjik, pasdite parashihet të ketë edhe riga shiu.

Në vise me lartësi mbidetare mbi 700 metra parashihet edhe borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës ndërmjet 10 e 13 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./SHQIP.com