Mot me diell edhe sot në Kosovë, nuk preferohet kontakti direkt me rrezet e diellit
Publikuar:
(22.08.2021 08:46:50)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare./SHQIP.com