Lajme

Mot i vranët dhe me shi sot në Kosovë

Ilustrim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vend dalëngadalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Sipas njoftimit, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërkaq vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s./SHQIP.com