Mot i vranët dhe me erëra të forta
Publikuar:
(18.11.2023 08:59:11)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira dhe erëra mesatare e të forta.
Sipas IHMK-së në viset e ulëta parashihen riga shiu, ndërsa në viset e larta fjolla të dobëta bore.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Qyteti me temperaturën minimale për sot do të jetë Dragashi me 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalja e ditës do të shënohet në Prizren dhe Gjakovë me 5 gradë.
/Shqip.com