Lajme

Mot i ndryshueshëm për sot dhe nesër, këto janë temperaturat

Moti/Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot më dinamik në raport me dy ditët e fundit.

Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Parashihen vranësira të ç’rregullta, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes./SHQIP.com