Lajme

Mot kryesisht i vranët dhe me shi të shtunën

Ilustrim

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me shi, përcjell Shqip.com.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, teksa ka njoftuar se temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme.

Parashikimi i motit.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes  3 dhe 6 gradë Celcius, kurse maksimalet pritet të lëvizin mes 12 deri 19 gradë Celcius.

Po ashtu, do të fryjë erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s./SHQIP.com