Lajme

Mot i ftohtë sot në Kosovë

Reshje bore.

Të shtunën pritet që të mbajë mot i ftohtë me mundësi për reshje të dobëta të borës, përcjell Shqip.com.

Prishtina Weather ka njoftuar se të reshurat e borës mbeten si mundësi të shtunën nëpër lokalitete, kurse të dielën do të ketë edhe intervale me diell.

“17.12.2021 – Shtrirja e masave të ftohta ajrore, që sërish zbresin mbi rajonin tonë, kushtëzon mot të ftohtë në ditët e fundjavës.  Të reshurat e dobëta të borës mbeten si mundësi ditën e shtunë nëpër lokalitete, e të dielen do të ketë edhe intervale me diell.

Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot i ftohtë, me periudha sa të vransirave, e ditën edhe intervale me diell.  Në natën në mes së hënën e martës priten mundësi për reshje të dobëta bore.  Ditën e mërkurë kthjellime, por se mbetet mot i ftohtë”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com