Lajme

Mosmarrëveshje në mes të banorëve, një shtëpi sulmohet me koktej molotivi

Një shtëpi në fshatin Kishnicë është sulmuar me koktej molotovi. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar.

“Më datë 06.11.2022, rreth orës 20:00, është pranuar informata se në fshatin Kishnicë, në drejtim të një shtëpie,  është hedhur një shishe që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme e cila ka mbetur të konfirmohet pas ekzaminimeve të nevojshme” thuhet në njoftimin e PK-së.

Lidhur me këtë rast sipas njoftimit gjatë ditës së sotme janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si të implikuar në rast.

Më tutje nga PK-ja ka bërë të ditur se aktualisht hetimet po zhvillohet në drejtim të veprës penale “Shkaktim I rrezikut të përgjithshëm” përderisa dyshohet që ngjarjes ti kenë paraprirë mosmarrëveshjet e vazhdueshme në mes të ankueses dhe të dyshuarve për shfrytëzimin e parkut publik në hyrje të fshatit respektivisht në afërsi të shtëpive të të dyj​a palëve.

/Shqip.com