Sport Ndërkombëtar

Mosha po ndihet inferiore përballë Dani Alves

Dani Alves

U kthye kur skuadrës i duhej më së shumti, ani pse tani është 38 vjeçar.

Madje, nuk kërkoi as pagë – të ardhurat e tij u regjistruan veçse se për formalitet.

Dani Alves – ka zhvilluar ndeshjen e parë me Barcelonën – qysh nga rikthimi i tij te katalunasit.

Në ndeshjen që Barca e zhvilloi kundër  Linares Deportivo, në kudër të “Copa del Rey”, braziliani luajti për 90 minuta.

Alves dukej si një djalosh i ri, thuajse njëjtë si në kohërat e arta – në “Camp Nou”.

Barcelona bounce back to beat Linares and avoid Cup shock - AS.com
Dani Alves – momente nga takimi kundër Linares

Ai ishtë ndër më meritorët pse Barca triumfoi me rezultat 1-2, teksa u shpall edhe lojtari i ndeshjes.

Statistikat e tij në këtë ndeshje:

90 minuta të luajtura

Pasime të sakta – 88%.

Pasime kryesore – 7.

Më shumë shanse të krijuara – 7.

Rikuperimi i topit – 8.

Ndëryhyre – 3.

Driblime – 3.

Duelet e fituara – 5.

Pas lojës, ai tha ndër të tjera se “është një dhuratë shumë e veçantë të luash sërish për Barçën pas kaq shumë kohësh. Jam përpjekur të kënaqem dhe të vuaj me shokët e skuadrës për të fituar.

Ne e dimë që ‘Copa del Rey’ është një kompeticion që nëse nuk je në nivelin, mund të kesh surpriza. Ne duhej të fitonim, në ridebutimin tim”.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte transferimi i parë nën urdhërat e Xavi Hernandez, ndërsa së fundmi Barca ka siguruar shërbimet edhe të Ferran Torres.

Përvoja e tij e madhe dhe klasi – do jenë një ndihmë e madhe për Barcelonën, skuadër e cila po kalon momente të vështira.

Dani Alves reveals how his Barcelona return came about
Dani Alves – gjatë prezantimit te Barcelona

Aktualisht, katalunasit gjenden në vendin e pestë të La Ligas, me 31 pikë të grumbulluara pas 19-të ndeshjeve të zhvilluara.

15-të më pak se Real Madrid që është lider – me një ndeshje më shumë të zhvilluara.

Deri në fund të këtij kampionati kanë mbetur edhe 19-të ndeshje pa u zhvilluar. /Shqip.com