Rozë

“Mos ma thuaj emrin, më thuaj e pafytyrë”, Arditi dhe Fifi përballen ashpër me njëri-tjetrin

Fifi dhe Arditi

Fifi dhe Semi kanë pasur një marrëdhënie të turbullt që nga fillimi i “Big Brother VIP”.

Ato gjatë spektaklit të sotëm kanë pasur mundësinë që të sqarohen me njëra-tjetrën pasi Fifi disa ditë më parë i tregoi Granitit historinë se si është njoftuar me Semin për herë të parë.

Vajzat u sqaruan dhe tashmë theksuan se do të punojnë së bashku për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre.

Në anën tjetër edhe Arditi ka kërkuar nga produksioni që të sqarohet me Fifin. Kërkesa për sqarim erdhi për shkak se Arditi u eleminua përfundimisht nga programi për shkak të nominimit nga Fifi.

Arditi erdhi në shtëpinë e BBVIP për t`u sqaruar me Fifin pasi e quajti atë të pafytyrë, por që fillimisht këngëtarja nuk pranoi.

Me të takuar Arditin, ku kishin një xham që i ndante, Fifi u shpreh se nuk donte që ai ta thërriste në emër.

“Mos ma thuaj emrin, më thuaj e pafytyrë”, i tha ajo.

Arditi tha se e ka peng pse ajo bërë një ndryshim të tillë dhe i kërkoi asaj një sqarim.

“Arsyeja pse deshta me fol ishte se u ndjeva keq dhe mendoj se në qoftë se e meriton dikush të trajtohet ashtu. Ndoshta jam penalizuar sepse të kam mbajtur anën kur nuk është dashur”, tha ai.

Pas kësaj Fifi i tha se “nuk kam pasur kohë të mendohem shumë prandaj të zgjodha”.

Në fund, Fifi kërkoi nga produksioni që Arditi të futet në shtëpi dhe ajo të dalë jashtë, por që si kërkesë nuk u pranua nga vëllai i madh./SHQIP.com