Sport Shqiptar

Morina e vazhdon rrugëtimin me Ferizajin

Arbnor Morina

Qëllimin e arriti dhe për këtë është shpërblyer.
FC Ferizaj i ka vazhduar kontratën trajnerit, Arbnor Morina edhe për sezonin 2022-2023.

Ky lajm është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit – në Facebook.

“Kemi kënaqësinë që t’iu informojmë se Arbnor Morina do të jetë kryetrajner i Ferizajt edhe në rangun elitar të futbollit të Kosovës, drejtuesit e klubit dhe trajneri Morina kanë arritur marrëveshje deri në fund të sezonit 2022/23 me mundësi vazhdimi edhe për vitin garues 2023/24”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Morina ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në krye të Ferizajit – duke u shpallur kampion i Ligës së Parë, Grupi B.

Tashmë – kjo skuadër është rikthyer në Superligë – ky do të garojë në sezonin e ardshëm.

Përvoja e Morinës – mund të jetë një ndihmë e madhe në arritjen e objektivave.

Në elitën e futbollit Kosovar është ngritur edhe Trepça 89 – e cila është shpallur kampione e Ligës së Parë, Grupi A.

Teksa edhe një biletë – për elitën e futbollit Kosovar do të kërkohet përmes barazhit.