Rozë

Mori shumë komente negative për të dashurin e ri, reagon Enca

Me t’u publikuar video ku Enca shihet në krahët e një personi më ngjyrë, këngëtarja është kritikuar me të madhe nga publiku.

Kjo duket se ka irrituar shumë Encën, e cila ka reaguar ndaj komenteve të shumta për partnerin e saj nga Afrika.

“Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër. Më pak urrejtje. Më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten”, ka shkruar ajo në ‘Instagram’.

Gjatë ditë, këngëtarja është parë në krahët e blogerit të njohur Mickey Neblett.

Lexo edhe:
Enca publikon foto nga pushimet me të dashurin

Ky i fundit, e ka publikuar një video në Instagram, teksa ata të dy shihen duke i shijuar pushimet së bashku.

/Shqip.com