Rozë

Morena Tarakut i grabisin shtëpinë në Turqi, publikon foto

Morena Taraku, është përballur me një situatë shokuese, siç e quan ajo.

Taraku, ka njoftuar se disa persona kanë grabitur shtëpinë e saj në Turqi.

Ajo ka ndarë foto të bizhuterive të saj që janë vjedhur.

‘Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë’, është shprehur ajo.

Morena, për më tepër ka paralajmëruar padi ndaj kompleksit rezidencial ku jeton aktualisht.

/Shqip.com