Rozë

Morena përjeton tmerrin në aeroplan: Faleminderit Zot që më ruajte

Morena Taraku

Modelja Morena Taraku ka treguar se ka përjetuar një eksperience jo të mirë gjatë udhëtimit për në Turqi.

Ajo ka treguar se problem ishte në aeroplan, por fatmirësisht ka arritur shëndosh e mirë.

Pas kësaj, modelja falënderoi Zotin për një jetë të re, teksa ka një lutje për ndjekësit e saj.

“Faleminderit Zotit për jetën tjetër. Duani dhe kujdesuni vetëm për njerëzit e vërtetë sepse jeta është e shkurtër. Sot kisha një përvojë shumë të keqe teksa po fluturoja nga Kosova në Stamboll. Pas të gjithave, faleminderit Zotit arritëm mirë. Ju lutem respektojeni dhe duajeni vetën tuaj sepse askush s’e bën këtë për ju. Faleminderit Zot që më mbrojte”.

Ndryshe, këngëtarja ka disa vite që jeton në Turqi. Ajo tashmë edhe ka filluar një lidhje te re dashurie./SHQIP.com