Rozë

Morena ‘e dëshpëruar’, e inçizon një çift në momente intime

Morena Taraku-Modele dhe këngëtare

Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku është emër shumë i përfolur në mediat rozë për jetën e saj, shkruan SHQIP.

Edhe pse ajo nuk është shumë aktive me projekte muzikore vazhdon të jetë një emër i komentuar.

Ajo është aktive në rrjetet e saj sociale ku nuk heziton të publikojë fotografi të ndryshme deri tek ato që shumë pak kanë guxim t’i postojnë.

Morena ka kohë të gjatë që është duke jetuar dhe vepruar në Turqi.

Ajo ka shijuar mbrëmjen e djeshme në një atmosferë në një club që vëmendjen kryesore e mori një çift të cilën Morena e publikoi në story të Instagramit.

Çifti shihen të dashuruar, teksa Morena ia ka ‘zili’ dashurisë së tyre pasi shfaqet me një fytyrë të mërzitur.

Kjo është një mesazh për fansat që ajo mundet më qenë single.

Morena ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor, ndërsa së fundi ishte pjese e videoklipit të Ledrit në rolin e modeles./SHQIP.com