Sport Ndërkombëtar

Moratti: Ky fytbollist mund të jetë heroi i finales në Champions

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ndau mendimet e tij për suksesin e klubit në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Skuadra e Simone Inzaghit ka arritur në finale, ku do të luajë kundër Manchester Cityt.

“Mendoj se këto ndeshje me Milanin do të mbahen mend nga të gjithë edhe më shumë se finalja. Kjo është histori dhe kujtim për shumë vite”, ka thënë Moratti.

“Duke parë rezultatet që tregon skuadra në kampionat, mund të ankohesh për Inzaghin, por në turnetë e kupave ai po bën mrekulli”, ka shtuar ish-presidenti zikaltër.

Lautaro Martinez

“A mund të bëjë Lautaro në finale atë që bëri Milito në 2010? Do të ishte bukur dhe ai ka gjithçka për t’u bërë t’u bërë hero”, tha Moratti në një intervistë për TMW.

/Shqip.com