Sport Ndërkombëtar

Morata e “heshti” Portugalinë

Momente nga festimi i golit

Ka mjaftuar një gol nga Alvaro Morata që “Estadio Municipal de Braga” – të heshtet.

Portugalia është mposhtur në shtëpi – nga Spanja – me rezultat 0-1.

Morata e tundi rrjetën në minutën e 88-të pas një asistimi nga Nico Willimas – dhe festa shpërtheu në taborin e mysafirëve.

Me këtë fitore – “La Roja” e mbyll këtë kampanjë si lidere e Grupit 2 – të Ligës A – me 11-të pikë të grumbulluara.

Teksa – portugëzët mbesin në vendin e dytë – me një pikë më pak.

Në pozitën e tretë – përfundoi Zvicra, teksa e fundit është Republika Çeke – që në sezonin e ri do të garojë në Ligën B./Shqip.com