Lajme

Monitorimi i masave anti-COVID-19 në zgjedhjet lokale, kaq persona u gjobitën

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi

Në komunën e Vushtrrisë janë gjobitur katër persona për mosrespektim të masave antiCOVID-19 gjatë zgjedhjeve lokale të mbajtura sot më 14 nëntor.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

“Inspektoriati Sanitar i angazhuar në mbikqyrjen e respektimit të masave COVID 19 nëpër Qendrat e Vendvotimeve në Bashkoordinim me Policinë e Kosovës kanë shqiptuar katër gjoba për personat fizik për mosrespektimin e masave bartja e maskës në dy Qendra të vendvotimeve”, tha Thaçi.

Masat antiCOVID-19

Ndërkaq, në lidhje me këtë çështje, vërejtje kanë marrë kryesuesit e vendvotimeve të cilët pastaj kanë shtuar kujdes që të respektohen masat antiCOVID-19../Shqip.com