Rozë

Monika u kundërpërgjigjet ‘thumbave’ të Arjolës dhe Ilirit

Ndonëse brenda Big Brother Vip kishin raporte shumë të mira duke u konsideruar edhe si motra, pas daljes nga formati raportet e tyre ndryshuar thellësisht.

Jo rrallë ato po ironizojnë me njëra-tjetrën në rrjetet sociale duke marrë mjaft vëmendje.

Ishte Arjola ajo që postoi në rrjetet sociale një foto kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Krahas saj shkroi: “Hej Subhanallah o yll bote. Çuditem si nuk zura mend. Ma the po kujt ja the!”, duke iu drejtuar Ilirit.

Ky i fundit ripostoi postimin e Arjolës ku si mbishkrim i vendosi shprehjen që disa ditë më parë thumboi Monikën: A ke pleh me shit.

Monika u është përgjigjur ironizimeve të Arjolës dhe Ilirit, ku ka postuar një video duke shkruar disa vargje të poezisë “Bota plot me njerëz bosh” të Dritëro Agollit.

“Njerëz plot nëpër dyqane, njerëz plot në çdo qosh. Njerëz plot nëpër urbane, bota plot me njerëz bosh”, shkroi ajo.

Përndryshe as Arjola as Monika nuk arritën ndonjë vend në finalen e Big Brother Vip./Shqip.com