Rozë

Monika me akuza “të rënda” për Donaldin dhe Borën, flet edhe për Trixën

Bora, Monika dhe Donald

Ka disa ditë që në media është përfolur për takimin e Donaldit me Bora Zemanin.

Dyshja janë parë bashkë në eventin e Valdrin Sahitit, ku më pas u tha se ata janë bashkë.

Raportin e tyre e komentuan fytyra të ndryshme publike, e një prej tyre është edhe ish-banorja e Big Brother, Monika Lubonja.

Ajo ka thënë se ka vendosur 24 orë më parë për pjesëmarrjen në Big Brother.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Në intervistën e saj ajo komentoi se si e ka parë marrëdhënien e Borës dhe Donaldit.

Ndër të tjera ajo shtoi se aktori dhe moderatorja shqiptare janë bërë si telenovelë turke e mërzitshme.

“Ajo që pamë ne edhe nga Donaldi ishtë një tërheqje për Trixën e padiskutueshme. Se çka ndodhi e kam vështirë të them. Ata tre e dinë më se miri. Raporti Donald-Bora me duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet për mua e mërzitshme. Ata janë duke e përdorur për marketing”./SHQIP.com